AMP arreston punonjësin e policisë, ja për çfarë akuzohet! Drejtori i Përgjithshëm urdhëron pezullimin

Apr 19, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

policiaA

56 vjecari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.  Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë”, thuhet ne reagimin e policise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura