Amos dhe Dea bojkotojnë dasmën e Luizit dhe Kiarës, ironizojnë çiftin në distancë

Feb 1, 2023 | 23:04
SHPËRNDAJE

Disa nga banorët e Big Brother Vip Albania kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në dasmën e Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e sotme.

-800-0-80ef8f95652c3ad045b3738740198c3c

Mes tyre ishin edhe Amosi dhe Dea të cilët qëndruan të distancuar nga pjesa tjetër e banorëve duke mos parë nga afër as puthjen e çiftit.

Teksa qëndronin të ulur në oborr, ata konstatuan se çifti shkëmbeu një puthje nga brohorimat e banorëve por zgjodhën të ironizojnë raportin e tyre.

“Nuk më shkohet tek kjo dasma,”- u shpreh Dea duke shtuar se nuk do të marrë pjësë në asgjë që suporton Luizin edhe pse më parë shprehu dëshirën që të ishte fëmija e çiftit që do i çonte atyre unazat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura