Ambasadori amerikan në Beograd: Tërheqja e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Radoiçiçit janë hapa pozitiv

Oct 3, 2023 | 20:32
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i ka cilësuar si hapa pozitivë largimin e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiçit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Veri më 24 shtator.

hill-per-a1-600x360

Gjatë një interviste për median serbe Tanjug, Hill ka thënë se problemi nuk është ushtarak, por politik.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarake, por në të vërtetë politike”, tha Hill

Gjithashtu Hill ka thënë se prezenca e shtuar e trupave ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën ka qenë shqetësuese për SHBA-të.

Kujtojmë se nga sulmi terrorist serb i 24 shtatorit në Veri të Kosovës mbeti i vdekur një efektiv i Policisë dhe u vranë 3 prej agresorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura