Ali Ahmeti prezanton kandidat për president të Maqedonisë së Veriut një politikan shqiptar, ja për kë bëhet fjalë

Feb 22, 2024 | 11:44
SHPËRNDAJE

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka prezantuar kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Bujar Osmanin.

ali ahmeti

Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së në mënyrë që të ndalohet ndikimi i Rusisë.

Ai tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit.

Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’”, tha Ahmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura