Aleati i Putinit paralajmëron: Rrezikojmë të përfshihemi në një luftë bërthamore e shkallës së plotë

Apr 25, 2023 | 16:47
SHPËRNDAJE

Megjithëse konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës duket se është qetësuar, ekziston ende rreziku për një luftë të Tretë Botërore në Shkallë të Gjerë.

medvedev

Sipas mediave të huaja, figura të larta në Ukrainë kanë lëshuar shpesh paralajmërime dhe deklarata për një konflikt bërthamor në shkallë të gjerë.

Ndoshta individi që ka lëshuar më shumë të tilla kërcënime, ka qenë Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus.

Një aleat i ngushtë i Vladimir Putin dhe tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Ai i bëri sërish të tilla komentet gjatë një fjalimi në një maratonë arsimore në Moskë sot.

“Nuk mund të them se cila është pika e fundit, cili mund të jetë shkaktari, por mund të ndodhë në një moment”, tha ai.

“Ne të gjithë duhet të punojmë për të siguruar që ky kërcënim i konfrontimit global, i një Lufte të Tretë Botërore të nxehtë dhe në shkallë të plotë të mos realizohet”, tha ai.

Ai këmbënguli se Rusia nuk dëshironte ta shihte këtë të ndodhte, por shtoi se perspektiva e luftës bërthamore “po shtohej çdo ditë”.

Medvedev tha se në rininë e tij ai dhe miqtë e tij “dikur flisnin për konfrontimin me Shtetet e Bashkuara, për konfrontimin midis Paktit të Varshavës dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut”.

“Atëherë dukej si një lloj skenari hipotetik, i largët dhe i pamundur. Por nuk mund ta them këtë tani, sado e trishtueshme që mund të tingëllojë”, përfundoi ai.

Paralajmërime të tilla janë pritur me skepticizëm të gjerë nga analistë dhe zyrtarë të inteligjencës ushtarake në Perëndim, të cilët thonë se deklaratat janë krijuar thjesht për të penguar aleatët e Ukrainës nga përfshirja e mëtejshme në konflikt.

Në të vërtetë, disa ekspertë kanë sugjeruar që qëndrimet bërthamore nga figura të larta të Kremlinit – përfshirë vendimin për t’u tërhequr nga traktatet kryesore me SHBA-në – maskojnë rezervat e pakësuara të armëve bërthamore të Rusisë.

Zyrtarët perëndimorë kanë vënë në dukje gjithashtu se deklaratat nuk pasohen nga ndonjë ndryshim i dukshëm në pozicionimin e armëve bërthamore të Rusisë, që do të pritej përpara çdo sulmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura