Akuzohen për korrupsion, Gjykata e Lartë merr vendim pas rekursit të ish-sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialistes

Oct 3, 2023 | 18:04
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-sekretares së përgjithshme së Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë, Laura Shteto.

joana-duro1

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se ish zyrtaret do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, Pasi Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Duro ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k.

Kjo kompani ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur për “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës”.

SPAK ndaj Duros ka ngritur akuzën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Shteto akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura