Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Niçë të Pogradecit, zjarrfikësit në vendngjarje. U bashkohen dhe banorët e zonës për të shuar flakët

Apr 3, 2024 | 22:56
SHPËRNDAJE

 

Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit.

zjarr niçe pogradec

Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Situata do të rishikohet edhe nesër në mëngjes.

Po punohet gjithashtu edhe për shkaqet e zjarrit por paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura