Aksidentohen dy helikopterë MI-8, humbin jetën 6 ushtarakë Ukrainas

Aug 30, 2023 | 22:30
SHPËRNDAJE

Dy helikopterë janë përfshirë në një aksident ajror, duke i marrë jetën 6 ushtarakëve ukrainas.

-800-0-helikopter-1
Foto ilustruese

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, incidenti ndodhi pranë vijës së frontit në Kramatorsk dje.

Po ashtu mësohet se në incident u përfshinë 2 helikopterë ushtarakë Mi-8, sipas faqes së lajmeve Ukrainska Pravda.

Ndërkohë ende nuk është raportuar asgjë për shkakun e aksidentit.

Një zëdhënës i forcave ajrore i identifikuar si Yevhen Rakita konfirmoi lajmin për vdekjen e 6 ushtarakëve, për transmetuesin publik Suspilne, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas nisjes së sulmit të paprovokuar nga Rusia ndaj fqinjit të saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura