Aksidenti tragjik i mori jetën 20-vjeçarit, banorët protestë në Elbasan. Bllokohet për një orë qarkullimi i automjeteve, rinis pas ndërhyrjes së policisë

Jan 29, 2023 | 12:09
SHPËRNDAJE

Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të aksidentit të rëndë ku humbi jetën 20-vjeçari Fiori Sula pak ditë më parë.

Capture

Ata thonë se ky aks rrugor është kthyer shpesh në burim aksidentesh.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e Panorama TV, Aldo Kozarja se aksi nacional ku po zhvillohet protesta është bllokuar prej orës 11:00.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar për rreth një orë. Pas ndërhyrjes së policisë, qarkullimi ka rinisur normalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura