Aksidenti i rëndë në Rrugën e Arbrit, dy të lënduarit në gjendje të rëndë, transportohen te Trauma (EMRAT)

Jun 11, 2024 | 9:27
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident i rëndë u regjistrua në Rrugën e Arbrit, ku dy mjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë të lënduar drejtuesit.

aksident-ok-Diber-616x450-Pasy4BGkr-transformed

Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç, janë lënduar rëndë dhe janë transportuar fillimisht në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Por për shkak të gjendjes së rëndë të tyre, dy tëlënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në gjendje më kritike për jetën.

Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura