Në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Sarandë – Delvinë, në vendin e quajtur, ish – pularia në Shijan.
Shtetasi 23-vjeçar, D.Sinaj nga Tirana po udhëtonte me një mjet “Hyndai”, teksa ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Për pasojë, i riu ka marrë dëmtime të lehta dhe merr mjekim në urgjencën e Sarandës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al