Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik/ Makina përplaset me motomjetin, përfundon në spital 33-vjeçari

Sep 11, 2023 | 17:53
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku ka mbetur i plagosur një person.

ambulanca-1-780x405-1

Policia raporton se një makinë është përplasur me një motomje, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi me iniciale E.D., 33-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura