Aksident masiv në Tiranë, katër automjete përplasen me njëri tjetrin afër një lokali. 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

May 25, 2023 | 19:37
SHPËRNDAJE

Një aksident masiv është regjistruar në orët e pasdites së sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se katër automjete janë përplasur me njëri tjetrin në afërsi të një lokali.

-800-0-62b9bac3aee68

Për pasojë janë dëmtuar tre persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Nga ana tjetër policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura