Aksident i frikshëm në Tiranë, 26-vjeçari humb kontrollin e kamionit dhe përplas tre mjete të parkuara. I riu dërgohet me urgjencë te Trauma

Feb 22, 2024 | 14:57
SHPËRNDAJE

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Tiranë. Policia bën me dije se një 26-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me tre makina të parkuara.

AMBULANCA-696x367-1-1130x635

Si pasojë e aksidentit, i riu ka pësuar lëndime dhe është dërguar te Trauma, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura