Akademia e Shkencave: Nuk prekim bazat e shqipes standarde

SHPËRNDAJE

Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Kundërpërgjigje ndaj letrës drejtuar Kryeministrit Rama

“Po i përgjigjemi porosisë së Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 për përmirësime të gjuhës”

“Nuk po prekim bazat e standardit. Po zbatojmë këshillat e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972”. Kjo ishte kundërpërgjigjja e akademikëve ndaj 20 nënshkruesve të një letre drejtuar Kryeministrit të vendit, Edi Rama, për mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Nisur nga ky akt i pak ditëve më parë, por edhe nga debati mbi ndryshimet e propozuara për shqipen standarde nga Këshilli Ndërakademik Gjuhësor, dje, Akademia e Shkencave të Shqipërisë u përgjigj përmes një deklarate për shtyp. Në këtë deklaratë, ata theksojnë se qëllimi i Këshillit nuk është ndryshimi i standardit, por përmirësimi i tij. Ndërkohë, “kundërshtarët” e këtij procesi pretendojnë se nuk bëhet fjalë për ndryshime të “vogla”, por për rreth 6 mijë fjalë. Sipas Akademisë së Shkencave “të diskutosh për çështje gjuhësore, qoftë edhe për standardin, nuk përbën ‘krim’ dhe nuk është ‘kundërshkencor, kundërqytetar dhe kundëratdhetar'”. Sipas tyre, ndryshimet e propozuara deri tani nuk e cenojnë bazën e standardit e aq më pak ta tjetërsojnë atë ose të krijojnë një standard të dytë.

Këshilli
Duke shpjeguar arsyen pse u ngrit Këshilli Ndërakademik, akademikët sqarojnë se ishte një marrëveshje e dy akademive, të Shqipërisë e të Kosovës, që në Protokollin e bashkëpunimit dhe vendimi (më 2004) i dy kryesive të tyre për ngritjen e një grupi pune, të Këshillit Ndërakademik, “si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe me zhvillimin e shqipes standarde”. Për të gjithë ata që e kanë quajtur si një “zhbërje” të vendimit të

Nga kongresi i drejtshkrimi ne vitin 1972
Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, akademikët theksojnë se pikërisht në këtë mënyrë ata i përgjigjeshin edhe porosisë së Kongresit të Drejtshkrimit që “Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe, në pajtim me zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare” dhe “Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvillimit të saj, si dhe çështjet e reja që nxjerr praktika gjuhësore, ‘Rregullave të drejtshkrimit’ t’u bëhen në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet e plotësimet e duhura”. Një vendim ky që u nënshkrua publikisht nga kryetari i atëhershëm i ASHSH, akad. Ylli Popa dhe kryetari i atëhershëm i ASHAK, akad. Rexhep Ismajli. Kryesia e KNGJSH përbëhej nga dy bashkëkryetarët, akad. Shaban Demiraj e akad. Rexhep Ismajli, dhe nga dy bashkësekretarët, prof. Emil Lafe e akad. Besim Bokshi.

Anëtarët
Duke iu përgjigjur të gjithë atyre që i kanë quajtur “mediokër” anëtarët e këtij Këshilli, akademikët thonë se: “Këshilli ka punuar sipas Rregullores së miratuar që në atë kohë. Anëtarët e Këshillit e të grupeve të punës nuk janë akademikë e të ditur në thonjëza, por gjuhëtarë të njohur, me kontribute thelbësore për gjuhën shqipe dhe me integritet moral të padiskutueshëm, që me përkushtim e përgjegjësi i studiojnë çështjet e diskutojnë si të ruajnë gjithçka që është bërë mirë dhe të propozojnë ato ndryshime që sjellin njësim, plotësim, përmirësim e përsosje të standardit. Këtu përfshihet edhe pasurimi i standardit nga dialektet. S’është e drejtë që të gjykohen rrafsh të gjithë anëtarët e Këshillit dhe të gjitha propozimet e bëra”. Mësohet se në themelimin e vet Këshilli kishte 17 akademikë e profesorë, gjuhëtarë të njohur nga akademitë, institutet shkencore e universitet shqiptare të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë e të arbëreshëve të Italisë (akademikët Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Remzi Nesimi, Besim Bokshi, Rexhep Ismajli, Francesk Altimari, Jani Thomai, Gjovalin Shkurtaj dhe profesorët Emil Lafe, Mehmet Çeliku, Seit Mansaku, Enver Hysa, Tomor Osmani, Shefkije Islamaj, Isa Bajçinca, Imri Badallaj, Abdullah Zymberi). Sot ai ka në përbërje 22 anëtarë (i zgjeruar me anëtarë të rinj: akademikët Ethem Lika e Kolec Topalli dhe profesorët Shezai Rrokaj, Bardh Rugova e Rrahman Paçarrizi) dhe 6 grupe pune për studimin e çështjeve të leksikut e të terminologjisë, të drejtshkrimit e të drejtshqiptimit, të morfologjisë, të sintaksës, të shkollës, të transkriptimit të fjalëve të huaja, me 6-7 anëtarë secili e me mundësi për t’u zgjeruar, pra, rreth 40 gjuhëtarë të tjerë nga të gjitha institucionet e përmendura. Sot kryesia e Këshillit përbëhet nga akad. Jani Thomai e akad. Rexhep Ismajli – bashkëkryetarë dhe akad. Ethem Likaj, akad. Kolec Topalli e akad. Besim Bokshi – anëtarë. Sa u përket vendimeve të marra deri më tani, thuhet se ato nuk mund të vihen në përdorim. “Pas përfundimit të diskutimeve në Këshill, ato do të botohen e do t’i nënshtrohen një diskutimi të gjerë e të hapur për të marrë një formë përfundimtare, që duhet të shqyrtohet nga një forum shkencor i ligjëruar nga shteti (qeveritë a parlamentet), i cili i miraton, nuk i miraton a i ndryshon”, thuhet në deklaratën e Akademisë së Shkencave.

Shamku: Profesorët komunistë letër si nga arkivat e Partisë

Ledi Shamku Shkreli
Gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli i ka quajtur “postkomunistë” nënshkruesit e letrës, drejtuar pak ditë më parë Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Përmes një shkrimi, gjuhëtarja dhe deputetja e Partisë Socialiste përmes një gjuhe të ashpër ka dalë kundër nënshkruesve të letrës, që sipas saj i kujton vitet e diktaturës.
“Po të mos kishte datë dhe referime ndaj ngjarjeve a personave konkretë, mund të hamendej se kjo letër del nga fondi i arkivave të KQPPSh. Dhe ngjason kaq shumë me stilin rrëqethës të fletërrufeve që i varnin dikur Çabejt në korridoret e Institutit të Shkencave. Mjaft të lexohen në të copëza të tilla si: “gjuha letrare shqipe iu nënshtrua një sulmi nga qarqe të caktuara” dhe të brofin para syve sintagma, si: “qarqet borgjezo-revizioniste që kanë halë në sy unitetin Parti-popull”. Lëreni syrin t’ju rrëshqasë prore mes rreshtash në këtë letër dhe do gjeni sërish: “Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur ‘ndërakademik’ ka hyrë në një rrugë të rrezikshme”, fjali kjo që kutërbon të njëjtën duhmë kalbësie si fjalia e dikurshme: “veprimtaria e rrezikshme e armikut të klasës”. Krupa vjen dhe shtohet kur fill më poshtë lexon se njëra palë “është bërë bashkëpunuese në goditjen kundër institucionit të shenjtë”, shkruar po njëlloj siç demaskoheshin dikur ata që ishin bërë “bashkëpunues në goditjen ndaj diktaturës së shenjtë të proletariatit””, shkruan ndër të tjera Shkreli Shamku. Duke i quajtur të paqena argumentimet e hartuesve të letrës drejtuar Kryeministrit, Shamku thotë se “Si përfundim, ku duhet kërkuar pra rivlerësimi i shqipes? Te një politikë e përtërirë gjuhësore e te një didaktikë krejt e re e saj ndër shkolla. Ç’vlerë ka nëse papagallohen përmendësh poezitë e Migjenit, Çajupit, Fishtës e Mjedës, apo përkthimet e shndritshme parastandarde të Shekspirit a Dantes, bërë nga Fan Noli e Pashk Gjeçi, nëse forma e tyre gjuhësore, pra shqipja e traditës, nuk përvetësohet e nuk frymëton te nxënësit e shkollave tona? Me këtë didaktikë atavike gjuhësore që kemi, nuk ka si të frymëtojë, pasi ajo nuk edukon me shumëllojshmërinë dhe nuk nxit ushtrimin e shumëllojshmërisë, siç kërkonte dikur Xhuvani i urtë. Dhe po u vijua kështu edhe do kohë, po koha do të vërtetojë drojën e Ardian Vehbiut, i cili duke kritikuar mësimdhënien e mefshtë e të mangët të shqipes nëpër shkolla, shkruante se: “nuk do jetë e largët dita kur nxënësit do pandehin se Gjergj Fishta ka qenë bashkëkohës i Skënderbeut”.  Për Shamkun, letërshkruesit po përpiqen që jo vetëm t’i japin ngjyrime politike çështjes, por edhe të jetojnë nën sqetullën e politikës. “Të kërkosh ta mbash mbyllur me çdo kusht standardin don të thotë ta lesh shqipen një gjuhë thjesht në letër. Dhe nuk ka asnjë metodë shkencore që t’i mbështesë ata në këtë paudhësi kombëtare. E meqë e kanë braktisur me vetëdije shkencën, duke vijuar në ecjen e tyre sui generis (e pat deklaruar vetë Kostallari më 1973-shin), sot po kërkojnë sërish të mbijetojnë nën sqetullën e politikës. Veçse me këtë gjest suicid ish-gjuhëtarët tanë kanë asgjësuar vetveten, pasi ndër misionet parësore që ka gjuhëtari është që me shkencën e vet ta mbrojë gjuhën nga çdo ndërhyrje politike a ideologjike”, përfundon Ledi Shamku Shkreli.

Zeqo: Sulmet ndaj standardit nga gjuhëtarë mediokër
Për shkrimtarin dhe publicistin Moikom Zeqo, sulmet ndaj gjuhës vijnë pikërisht nga gjuhëtarë mediokër dhe pa emër. Sipas tij, me asnjë gjuhë të botës nuk ka ndodhur ky fenomen që po ngjet në Shqipëri. Tashmë shqipja letrare zyrtare është formësuar dhe askush nuk mund ta përdorë gjuhën si instrument ndarjeje. “Sulmet ndaj gjuhës shqipe kanë qenë të pafundme dhe nga më të ndryshmet. Çuditërisht, këto sulme vijnë nga rrethe gjuhëtarësh mediokër dhe pa ndonjë emër të madh. Gjuha standarde është shenjë e civilizimit të një shteti. Shtete si Franca, Anglia, Gjermania, Italia e kanë krijuar gjuhën standarde letrare shumë më herët se në Shqipëri. Italia e ka filluar këtë proces që në shek. XIII. Në gjithë këtë debat një gjë është harruar, që gjuhët nuk i bëjnë gjuhëtarët, por shkrimtarët. Çështja që ne kemi shtruar për sensibilizim të opinionit publik, është shumë e rëndësishme dhe serioze, sidomos për programet arsimore të detyrueshme. Nga ana tjetër është një detyrim kushtetues, pasi në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet shprehimisht që gjuha zyrtare e Shqipërisë është shqipja standarde”, thotë Moikom Zeqo, teksa shton se gjuha standarde letrare na bashkon të gjithëve. Për të, të gjitha ato mendime kundër standardit janë primitivitet. “Mendimet për ta përdorur gjuhën si një instrument ndarjeje janë të shëmtuara dhe pa kuptim. Interesant është fakti që ata që shkruajnë shkrime dhe anatema kundër standardit, shkruajnë vetë në shqipen standarde, pra janë të mundur nga vetë gjuha. Këto mendime të pambështetura shkencërisht janë të dëmshme, janë mllefe subjektive”, shton ai. Teksa merr shembuj gjuhësh të mëdha si gjermanishtja apo italishtja, Zeqo thotë se “nuk di asnjë rast në Gjermani që të ngrihen e të debatojnë për zhbërjen e gjuhës standarde, në një kohë që 7 dialektet e tyre e kanë komunikimin mes tyre shumë më të vështirë se dialektet tona, gegërishtja e toskërishtja. E njëjta gjë edhe në Itali. Këtë e ka thënë Konica qysh në fillim të shek. XX që “dallimet mes toskërishtes dhe gegërishtes janë të parëndësishme”. Procesi i formësimit të shqipes standarde ka mbaruar. Sigurisht ka nevojë për përmirësime në rrafshin morfologjik, por jo sintaksor. Dhe nuk është aspak e vërtetë që standardi është vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972, ai ishte formësuar qysh më parë mes veprave të shkrimtarëve në prozë e poezi. Kongresi ishte vetëm një konfirmim zyrtar. Sakaq, sot, nuk shoh asnjë shkrimtar serioz që nuk shkruan në gjuhën standarde”.

Rami Memushaj: Gjuha e Shamkut  fyese, Këshilli, arrogancë akademike

Gjuhëtari Rami Memushaj
Vetëm pak ditë më parë, 20 gjuhëtarë, shkrimtarë, botues e historianë u bënë bashkë për të nënshkruar një letër drejtuar Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Përmes kësaj letre, ata i bënin thirrje kreut të Ekzekutivit të merrej në mbrojtje gjuha shqipe. “Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti “të diturish”, por duhet të jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme. Kjo duhet t’i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre. Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt”, shkruhet ndër të tjera në këtë letër. Ata dalin jo vetëm kundër vendimeve të Këshillit Gjuhësor Ndërakademik, por edhe disa fenomeneve që po shoqërojnë gjuhën shqipe gjatë dy dekadave të fundit. “Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur ‘ndërakademik’ ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë publik. Ajo ka dëmtuar rëndë edhe emrin e prestigjin e dikurshëm të Akademisë së Shkencave, që e ka lejuar të shkojë në atë drejtim. Është pa kuptim që shteti të japë para për shkatërrimin e gjuhës shqipe!”, vijon më tej. Kjo letër është nënshkruar nga: Emil Lafe (gjuhëtar), Jorgji Gjinari (gjuhëtar), Xhevat Lloshi (gjuhëtar), Valter Memisha (gjuhëtar), Kristina Jorgaqi (gjuhëtare), Rami Memushaj (gjuhëtar), Hajri Shehu (gjuhëtar), Thoma Dhima (gjuhëtar), Nexhip Mërkuri (gjuhëtar), Mustafa Karapinjalli (gjuhëtar), Albert Riska (gjuhëtar), Kiço Blushi (shkrimtar), Nasi Lera (shkrimtar), Preng Cub Lleshi (shkrimtar), Moikom Zeqo (shkrimtar), Kristo Frashëri (historian), Pëllumb Xhufi (historian), Petrit Ymeri (botues), Naim Zoto (botues), Shpëtim Çuçka (përkthyes).

Gjuhëtarë e shkrimtarë i shkruajnë Kryeministrit për çështjen e gjuhës
Letra e intelektualëve drejtuar Ramës: Mos jepni para për shkatërrimin e shqipes

Vetëm pak ditë më parë, 20 gjuhëtarë, shkrimtarë, botues e historianë u bënë bashkë për të nënshkruar një letër drejtuar Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Përmes kësaj letre, ata i bënin thirrje kreut të Ekzekutivit të merrej në mbrojtje gjuha shqipe. “Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti “të diturish”, por duhet të jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme. Kjo duhet t’i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre. Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt”, shkruhet ndër të tjera në këtë letër. Ata dalin jo vetëm kundër vendimeve të Këshillit Gjuhësor Ndërakademik, por edhe disa fenomeneve që po shoqërojnë gjuhën shqipe gjatë dy dekadave të fundit. “Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur ‘ndërakademik’ ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë publik. Ajo ka dëmtuar rëndë edhe emrin e prestigjin e dikurshëm të Akademisë së Shkencave, që e ka lejuar të shkojë në atë drejtim. Është pa kuptim që shteti të japë para për shkatërrimin e gjuhës shqipe!”, vijon më tej. Kjo letër është nënshkruar nga: Emil Lafe (gjuhëtar), Jorgji Gjinari (gjuhëtar), Xhevat Lloshi (gjuhëtar), Valter Memisha (gjuhëtar), Kristina Jorgaqi (gjuhëtare), Rami Memushaj (gjuhëtar), Hajri Shehu (gjuhëtar), Thoma Dhima (gjuhëtar), Nexhip Mërkuri (gjuhëtar), Mustafa Karapinjalli (gjuhëtar), Albert Riska (gjuhëtar), Kiço Blushi (shkrimtar), Nasi Lera (shkrimtar), Preng Cub Lleshi (shkrimtar), Moikom Zeqo (shkrimtar), Kristo Frashëri (historian), Pëllumb Xhufi (historian), Petrit Ymeri (botues), Naim Zoto (botues), Shpëtim Çuçka (përkthyes).

ALMA MILE

Te lidhura

 

15 KOMENTET

Comments are closed.