“Ajo tha ‘Po’”/ Ish-partneri i Adriana Matoshit i jep fund beqarisë. Kush është vajza që i “rrëmbeu” zemrën futbollistit (Foto)

Apr 2, 2024 | 13:26
SHPËRNDAJE

Ish-partneri i deputetes së Kosovës dhe aktores, Adriana Matoshi i ka dhënë fund beqarisë.

Kanë kaluar pothuajse dy vite që pas ndarjes së aktores nga futbollisti afrikan Keith Groeneveld ndërsa ky i fundit ka rigjetur sërish dashurinë.

Ai ka ndarë lajmin me ndjekësit në një postim në InstaStory, duke treguar se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij.

“Ajo tha ‘Po'”, shkruan futbollisti, krahas imazhe me partneren, ku tregon edhe unazën me të cilën i propozoi për martesë.

Ka qenë Keith Groeneveld, i cili fillimisht ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Adriana Matoshin, duke zbuluar se i kishin dhënë fund lidhjes.

Ndërsa aktorja ka treguar se shkaku i ndarjes ishte se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”– deklaroi Adriana në “ATV.”

Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura