“Ai vendos vetë për jetën e tij”- Çfarë ndodhi në takimin e Bardhit me të motrën dhe pse nuk u takua me Sarën! “Mesazhi” për partneren e këngëtarit

Feb 21, 2024 | 10:47
SHPËRNDAJE

Bardhi është suprizuar nga motra e tij në shtëpinë e BBV, e cila i ka kërkuar që të luajë më shumë, por ka refuzuar të takohet me partneren e këngëtarit, Sara Gjordeni.

bardhi motra

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk dyshon tek veprimet e të vëllait dhe se ai di të menaxhojë çdo situatë, duke shtuar se këngëtari vendos vetë për jetën e tij.

“Nuk dyshoj për veprimet e Bardhit për asgjë këtu brenda por dua që të luajë. Nuk mendoj se duhet të heqë fokusin nga diçka tjetër, ai di të menaxhojë situatë. Mundet të mbajë mirë, edhe këtej edhe andej”, tha ajo.

“Ajo pjesa andej si ju duket?”, e pyeti moderatori.

“Ajo pjesa andej, bukur ëëë?”, tha Bardhi.

“Mirë”, u shpreh ajo dhe qesh. Më pas shton: “Kisha pasur dëshirë t’i takoja të gjithë, por nuk dua të ndaj askënd që të mos pengoj Bardhin, duhet të vendosë vetë për jetën e vet. Është i zgjuar, përkrahjen e familjes e ka 100% për çdo vendim që merr”, përfundoi motra e këngëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura