AGJENDA/ Me ftesë të Kurtit dhe Osmanit, presidenti Begaj udhëton drejt Prishtinës me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Jun 11, 2024 | 15:05
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis sot në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

begaj

Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të ketë takime të veçanta me Presidenten e Kosovës, Zonjën Osmani, Kryeministrin, Albin Kurti, si dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne që do të mbahet të mërkurën, më 12 qershor, për 25-vjetorin e çlirimit.

Më pas, Presidenti Begaj, do të jetë i pranishëm në Parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që do të zhvillohet në nder të Ditës së Çlirimit si edhe në pritjen shtetërore që organizohet me këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura