Aeroporti i Koresë së Veriut me sallë interneti, por ka një problem…

Aug 27, 2015 | 22:30
SHPËRNDAJE

Aeroporti i ri i Penianit duket se ka probleme. Mediat angleze kanë publikuar një foto ku shihet lideri  korean Kim Jong Un para një kompjuteri dhe ushtarakë që e rrethojnë atë tek sa përdor internetin.

Lideri i Korese se Veriut Kim Jong-un
Lideri i Korese se Veriut Kim Jong-un

Gazeta britanike “The Independet” shkruan se në dukje aeroporti i Koresë së Veriut ka karakteristika të ngjashme me aeroporte të tjerë, por diçka duket se nuk shkon me dhomën e internetit.

Kjo dhomë në aeroport thuhet se është atje për t’i krijuar vizitorëve ndjenjën se Koreja e Veriut është e ngjashme si çdo destinacion tjetër.

“Në Korenë e Veriut, në internet mund të hyjnë vetëm një numër i vogël i elitave, ekspertëve të IT apo të tjerëve me një nevojë të qartë për ta përdorin atë, dhe gjithmonë nën mbikëqyrje të ngushtë”,-shkruan “The Independent”.

Aeroporti i Korese se Veriut
Aeroporti i Korese se Veriut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura