Adele njofton anulimin e të gjitha koncerteve, shkak problemet shëndetësore

Feb 28, 2024 | 16:42
SHPËRNDAJE

Adele ka njoftuar anulimin e koncerteve të saj në Las Vegas për muajin mars, për arsye shëndetësore.

ADELE

“Fatkeqësisht, më duhet të bëj një pushim nga performanca në Las Vegas”, ka shkruar ylli britanik i popit në një postim në rrjetet sociale.

“Kam qenë i sëmurë në pjesën e fundit të koncerteve të mëparshme dhe gjatë gjithë pushimit. Nuk kam pasur mundësi të rikthehem shëndeti përpara se të rifillojnë koncertet”, ka vazhduar Adele duke shkruar se është sërish e sëmurë. “Fatkeqësisht kjo ka ndikuar në zërin tim”, shpjegoi ajo.

“Kështu që me urdhër të mjekëve nuk kam zgjidhje tjetër veçse të pushoj plotësisht. Pesë fundjavat e mbetura të kësaj pjese janë shtyrë për një datë të mëvonshme”, shtoi ajo, duke theksuar se koncertet e shtyra janë 1, 2, 8, 9, 15, 16, 22, 23, 29 dhe 30 mars.

Adele gjithashtu u premtoi fansave të saj se do të marrin një përditësim në datat e mëvonshme sa më shpejt të jetë e mundur.

 


View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura