A të del gjumi nga ora 1 deri në orën 4 të mëngjesit? Shikoni nga çfarë problemi jeni duke vuajtur. Flet eksperti

Dec 8, 2022 | 12:52
SHPËRNDAJE

Çrregullimet e gjumit janë një karakteristikë e njohur e problemeve të mëlçisë që mund të dëmtojnë ndjeshëm cilësinë e jetës, sipas revistës “Nature and Science of Sleep”.

zgjimi

Mjeku Brian Lun, specialist i mjekësisë integruese dhe funksionale me qendër në Kansas City, sugjeron të merrni parasysh kohën tuaj të zgjimit për të dalluar nëse sëmundja e mëlçisë po shkakton shqetësime të gjumit tuaj.

Eksperti shpjegon:

“Zakonisht, shkaku më i zakonshëm i zgjimit midis orës 1 dhe 4 të mëngjesit është një problem i mëlçisë. Mund të ndodhë që ju të keni inflamacion të mëlçisë ose sëmundje për shkak të mëlçisë së dhjamosur, e njohur gjithashtu si sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.”

Sipas Journal of Toracic Disease, shqetësimet e gjumit prekin afërsisht 60 deri në 80 përqind të pacientëve me sëmundje kronike të mëlçisë.

Simptomat më të shpeshta janë pagjumësia, reduktimi i efikasitetit të gjumit, përgjumja gjatë ditës dhe sindroma e këmbëve të shqetësuara.

“Kur mëlçia juaj rëndohet nga yndyra e akumuluar, ajo nuk mund të kënaqë dhe detoksifikojë trupin tuaj në mënyrë efikase dhe efektive. Meqenëse toksinat nuk mund të neutralizohen dhe largohen në mënyrë të sigurt nga trupi, rreziku i sëmundjeve rritet. Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur pothuajse gjithmonë përkon me rezistencën ndaj insulinës dhe zhvillimin e diabetit të tipit 2”, shpjegoi doktor Lun.

Sipas tij ritmi ynë cirkadian është ‘ora e brendshme’ që siguron që të gjitha organet tona dhe sistemet e brendshme biologjike të punojnë në mënyrë harmonike së bashku.

“Është gjatë periudhës nga ora një deri në 3 të mëngjesit që mëlçia punon më së shumti për të pastruar dhe detoksikuar trupin tonë ndërsa ne flemë. Pra, nëse mëlçia juaj punon ngadalë nga akumulimi i yndyrës gjatë kohës së pastrimit të mëlçisë (ora 1 dhe 4 e mëngjesit), trupi do të përpiqet të ndajë më shumë energji për detoksifikimin dhe të nxisë sistemin tuaj nervor të zgjohet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura