A mund të jetë Lulzim Basha pjesë e PD pasi Berisha mori vulën? Spaho: S’ka më vend në këtë forcë politike! Ndërsa deputetët krah tij…

Jun 11, 2024 | 14:10
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Edmond Saho ka deklaruar se për Lulzim Bashën s’ka më vend në Partinë Demokratike pasi Sali Berisha mori vulën me vendim gjykate.

edmondspaho

 

Deputeti demokrat, theksoi nga selia blu, se vula shkoi atje ku duhej pas 3 vitesh përpjekje intensive, ndërsa theksoi se “Basha mos të guxojë të mendojë se mund t’u ofrojë dorën sërish demokratëve”, duke e akuzuar si shkaktarin kryesor të vështirësive që ka kaluar PD.

“Ka shkuar atje ku duhet të shkonte, 3 vjet përpjekje intensive vërtetuan atë që kemi thënë që në dhjetor 2021, anëtarësia përcakton se cili është kryetari i partisë dhe kujt i takon vula.

As nuk e mendoj që Basha mund të jetë pjesë e PD pas gjithë këtyre vuajtje që u shkaktoi demokratëve. As nuk duhet ta mendojë që mund të rikthehet në PD, sepse është shkaktari i vështirësive më të mëdha që ka hequr kjo forcë politike.

Mos të guxojë të mendoje së mund tu ofrojë dorën demokratëve dhe mund të gjejë vend në këtë forcë politike.

Sa i takon anëtarëve dhe simpatizantëve të tjerët të cilët për arsye të ndryshme nuk janë radhitur me Rithemelimin janë të mirëpritur të vijnë dhe të japin kontributin e tyre, sikur e kanë dhënë më përpara.

Edhe për deputetët e tjerë që janë rreshtuar krah Bashës, dera është e hapur. Të vijnë në PD”, tha Spaho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura