“A ke turp se je 60 vjeç burrë?”- Debat mes Julit dhe Gazit, aktori: Si i betohesh për fëmijët Romeos? Ai të shfrytëzon për të gjitha

Feb 20, 2024 | 16:38
SHPËRNDAJE

Një debat me tone te larta ka ndodhur mes aktorit Jul Deda dhe Gazit në “Big Brother VIP”, pasi ky i fundit i ishte betuar Romeos për fëmijët, në mënyrë që ai ta besonte.

jul deda gazi bbv

Ky veprim i Gazit ka revoltuar disa prej banorëve, pro ai që është prekur më shumë ka qenë Juli, i cili u shpreh duke i thënë:  “A ke turp mor burrë? Je 60 vjeç burrë i betohesh Romeos për fëmijët të të besojë Romeo”.

Ndërkohë Gazi është shprehur tejet indiferent, duke i thënë se Romeo nuk i ka kërkuar të betohet, por ka qenë vet ai që e ka thënë.

Ndër të tjera ai u tha banorëve për këtë situatë “ç’ju duhet juve”.

“E ke ul veten shumë para Romeos”, thksoi Juli më tej.

Pjesë nga debati:

Juli: A ke turp mor burrë? Je 60 vjeç burrë i betohesh Romeos për fëmijët të të besojë Romeo. Sa i vogël u tregua mor.

Gazi: Pse mo i ndodhi ndonjë gjë? Doni me përdor fëmijët e mi ju?

Juli: Ti po i përdor me i mbush mendjen Romeos. Ai është përdoruesi më i keq i familjes këtu. Sara mos fol më me të.

Gazi: Romeo nuk më kërkoi të betohem, dhe i thash që zë be fëmijët që skam lidhje… S’ka punë ai.

Juli: E ke ul veten shumë para Romeos.

Gazi: Mos e zë me më gojë. Ti mos i jep zë kësaj gjëje që kam bërë unë për fëmijët e mi. Përdor fëmijët e ti. Ç’punë ke ti se çfarë bëj unë.

Juli: Po ja ke thënë të gjithëve më. Ik bëhu me atë që të shfrytëzon për të gjitha. Sot ke dalje. Ke tregu që je më i vogël se Romeo.

Gazi: Po mbroni liderin e madh. (Julin)

Ledjona: Po ke prekur fëmijët mo

Gazi: Po ç’ju duhet juve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura