“A ke këllqe për të mbështetur ligjin?!”- Ulsi Manja i përgjigjet Enkelejd Alibeajt: Keni sovjetikun e fundit në grupin tuaj

Apr 28, 2022 | 17:52
SHPËRNDAJE

Ligji për ish të përndjekurit politikë ka përplasur në Kuvend kreun e grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Alibeaj i tha Manjës nëse ka apo jo këllqe për të mbështetur dokomunistizmin. Ky i fundit replikoi menjëherë duke iu drejtuar Alibeajt se kanë në grupin e tyre sovjetikun e fundit të shpallur non grata.

Replikat

Enkelejd Alibeaj: Ulsi dua të falenderoj që i përmend të përndjekurit politikë. Por që të jesh i sinqertë deri në fund duhet të bësh edhe diçka tjetër. Për zotin Havzi Nela a ke një qëndrim ti? Ministrin e falenderova për atë që tha për të përndjekurit. Për Havzi Nelën, kolegun tuaj që i bënte elozhe Enver Hoxhës. Dhe ju nuk mbajtët ndonjë qëndrim. Ke ti këllqe për ta mbështetur ligjin për dokomunistizmin. Megjithatë ti je i vetmi që e merr guximin.

Ulsi Manja: Në fakt unë kam qëndrime për të gjitha diskutimet e mia politike. Qëndrimet e mi ai kam bërë të qartë. Nuk ka rëndësi që të jesh me PD dhe të jesh anti-komunist. Jam krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. Jemi ne që e ngritëm këtë institucion. Ju nuk e bëtë. Kemi bërë edhe tjetrën që për shqiptarët e zhdukur nga diktatura kjo maxhorancë ndryshoi edhe ligjin.

Kemi filluar punën që njerëzve të pagjetur familjarët e tyre t’u japin një varr. Qëndrimi im është i qartë. Jam distancuar me kohë nga qëndrimi komunist. Ju akoma mbani një sovjetik në grupin tuaj parlamentar. Një njeri të shpallur non grata. Unë jam i qartë te puna që bëj. Kam mbështetjen që ta sjell ligjin këtu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura