A ka komplikacione dhe si vazhdon jeta për pacientin e donatorin pas transplantit të veshkës? Nerologia për Panorama TV: Dhurimi ideal do ishte mes binjakëve

Apr 19, 2023 | 10:56
SHPËRNDAJE

Mjekja nefrologe, Marsida Duli, e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, u shpreh se dhurimi ideal i veshkës do ishte mes binjakëve, në të kundërt gjëja më e mirë do ishte gjetja e donatorit në rrethin familjar.

 

Ajo tregoi se nëse arrihet përputhshmëria, realizimi i transplantit të veshkës bëhet menjëherë pasi nuk ka procedura.

Mjekja theksoi se jeta pas transplantit është shumë më e mirë si për pacientin edhe donatorin.

“Donatori gëzon shëndet të plotë. Nuk ka komplikacione. Ashtu siç jeton personi i cili merr veshkën, njëkohësisht edhe donatori i transplantit gëzon shëndet të plotë e jetë të shëndetshme”, tha nefrologia, Marsida Duli

Mjekja: Dhurimi i veshkës është gjest madhor dhe varet nga përputhshmëria. Idealja janë kur ndodh ndërmjet binjakëve dhurimi i veshkave

Gjëja më e mirë në rastin e dhurimit të veshkës është gjetja e donacionit në rrethin familjar, motra, vëllai ose prindërit. Nëse arrihet përputhshmëria, realizimi është imediat nuk ka procedura në momentin e gjetjes së donatorit. Jeta pas është shumë më e mirë, sidomos për pacientin sepse ka jetë më aktive, është i gatshëm për jetë sociale e familjare.

Donatori gëzon shëndet të plotë. Nuk ka komplikacione. Ashtu siç jeton personi i cili merr veshkën, njëkohësisht edhe donatori i transplantit gëzon shëndet të plotë e jetë të shëndetshme.

Çfarë është veshka policistike renale

Mjekja: Veshka policistike renale është një veshkë jo ajo normalja që prodhohet që në gjenezë, në jetën fetale, por bebat lindin me veshka ku kanalet urinare janë në formën e qeskave të ujit. Është një veshkë plot kiste dhe indi normal i veshkës nuk funksionon siç duhet.

Ecuria e këtyre sëmundjeve është drejt terapisë zëvendësuese renale, pra zëvendësimi i veshkës, përmes procedurave të dializës, hemodializës dhe transplantin renal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura