A e keni quani akoma mik McGonigal-in? Rama: Aktakuza nuk flet për korrupsion. Kemi diskutuar për influencën ruse, qeveria e mëparshme ka dhënë copa Shqipërie pa garë

Feb 2, 2023 | 21:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka biseduar me ish zyrtarin e FBI Charles McGonigal për influencën ruse në Ballkan por jo për biznese në favor të personave të tjerë.

-800-0-632384bf0543e

“Nuk kam pasur asnjë lloj informacioni më shumë. Nuk kemi pasur asgjë më shumë se ato që ka zbuluar Birn se po ta kisha do ia jepja zyrtarit të lartë të FBI apo cilitdo zyrtari të lartë të FBI. Nuk e diskutoj që do e bëja por nuk e kam bërë për një arsye të thjesht sepse nuk kam pasur asnjë informacion më shumë. Se kush ka lobuar dhe nëse ka lobuar nuk është çështja ime ta adresoj. Asnjëherë nuk i kam vënë në dispozicion ndonjë informacion dhe nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë në këtë proces zotërisë në fjalë sepse nuk kam pasur.

Kemi folur për influencën ruse por nuk ka folur ai me mua për asnjë biznes në funksion apo në favor të personave të tjerë. Kjo është punë e drejtësisë amerikane dhe unë zyrtarin e lartë të FBI nëse më vjen me këtë funksion dhe me emër tjetër do e takoj prapë. Nëse më krijohen kushtet të pi dhe një kafe me të do e bëj prapë. Se çfarë bën ai në punën e tij dhe jetën e tij nuk është puna ime”, tha ai në TCH.

Ai u pyet nga drejtuesja e emisionit nëse e quan ende mik McGonigalin duke theksuar se aktakuza ndaj zyrtarit të FBI nuk flet për asnjë implikim të tij. Rama tha se kompanitë për të cilat flitet në dosje kanë marrë kontrata nga qeveria e mëparshme.

“Unë nuk them që nuk kam ditur për këtë. Aktakuza nuk thotë asgjë lidhur me ndonjë implikim timin jo e jo, Aktakuza nuk flet për asnjë lloj korrupsioni të askujt. Nuk flet për korrupsion as për atë vetë. Nuk kam asnjë arsye të ndihem keq se në çfarë katandie është politika jonë e përditshme dhe deri ku shkon paturpësia politike për të marrë zvarrë elektoratin dhe ata që shpresojnë t’u merret vota duke u servirur një gënjeshtër. Ata nuk meritojnë më përgjigjet e mia. Jam i keqardhur që duke qenë i disponueshëm për t’u përfshirë në debat kam rënë në nivelin e tyre. Ata nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin.

Duhet të pyesni ata që kanë preferuar të ndalen këtu dhe pse janë ndalur këtu. Kjo lidhet me faktin që në fund fare rasti është përkufizuar si një rast i mosdeklarimit të borxhit dhe mosdeklarimi i takimeve me të gjithë ata që ka takuar në Ballkan. Kompanitë për të cilat flitet janë kompani që kanë marrë peshqeshe dhe kontrata nga qeveria e mëparshme dhe në rastin e qeverisë sonë nuk kanë marrë asnjë lloj kontrate dhe nga ana tjetër qeveria nuk ka bërë asnjë peshqesh për asnjë kompani duke dhënë fusha nafte pa garë. Kemi bërë garë ndërkombëtare për çdo fushë. Janë kompani që kanë marrë copa Shqipërie pa garë nga qeveria e mëparshme”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura