A do rikthehet Basha në PD? Deputeti i PD “i prerë”: Ai e drejtoi për 8 vite partinë, na kthen në pikën zero

Mar 27, 2023 | 22:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se një rikthim i Lulzim Bashës në PD do të thotë kthim pas, në pikën zero për këtë forcë politike.

dashnorsula

Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ku është diskutuar tema e një rikthimi të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Sula tha se PD ka të tjera figura si Jorida Tabaku apo Gazment Bardhi, që mund të drejtojnë këtë forcë politike.

Pjesë nga biseda në studio:

Hila: Basha nuk ka ikur ndonjëherë nga PD-ja. Nuk ka dalë, është brenda. Në këto zgjedhje është më mirë të mos ngatërrohet Basha sepse do marrë përsipër kosto që nuk është e tija.

Sula: Deputet si unë është Basha, ka një vit që nuk ka pasur aktivitet në parti apo grup parlamentar.

Hila: Unë do thosha që të mos merrte pjesë, do i ngelte atij kosto. Alibeaj nuk u formua si lider, në të ardhmen njeriu që ka karizëm në atë grup është Basha.

Sula: Po ai Gazment Bardhi, Jorida Tabaku ça janë?

Hila: Njerëz të papërlyer shko gjeji në manastire. Tabaku është njësh për të qenë dysh.

Sula: Janë figura të pastra, nuk kanë asnjë përfshirje.

Hila: Basha me të mirat dhe këqijat e veta mori një veprim që nuk ia mbajti askujt ta bënte, përjashtoi Berishën nga partia demokratike. 90% e PD-së akoma trembet nga Berisha.

Sula: E ke gabim.

Hila: Ndërmori veprim për përjashtimin e Berishës, ka CV të pasur që e ndihmon.

Sula: E ke shumë gabim, logjika është gabim. Basha e drejtoi PD-në 8 vite, ishte në kohën e tij. Kështu si flet ti do e kthesh në pikën zero.

Hila: Jeni më keq se zero, jeni në minus.

Sula: Mua më vjen keq, kandidimi i Bashës do ishte gabim. Ai nuk ka tagër, është deputet i thjeshtë, mund të shkojë në fushatë të mbështesë kandidatët tanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura