A do ketë borë në Tiranë gjatë fundjavës? Meteorologia: Çfarë presim nga e enjtja në mbrëmje

Jan 20, 2021 | 11:22
SHPËRNDAJE

auto_reshje-shiu-moti-koha1583212959

Duke filluar nga dita e sotme, vendi është përfshirë nga moti i vranët dhe rritja e temperaturave e cila është ndierë kryesisht gjatë mëngjesit.

Sipas sinoptikanes së Meteoalb, Adiola Bani, në zonat malore, termometri sot nuk zbriti më poshtë se minus 7 ndërsa në zonat e ulëta temperaturat ishin nga 2 deri në 5-6 gradë.

“Kjo rritje do vijojë gjatë të enjtes, të premtes, e kryesisht gjatë fundjavës. Ajo që duhet theksuar nga sot e deri në fund të javës që pas motit të kthjellët kemi rikthim vranësirash e reshje shiu. Sot do të jenë të izoluara në skaje të vendit, veri e jug, por nga e enjtja në orët e vona të mbrëmjes e fundjava do sjellë reshje, ndërsa në zonat malore presim reshje dëbore”, tha Bani për “News24”.

E pyetur a përjashtohet në ditët në vijim të kemi borë në Tiranë, Bani tha se “reshjet e shiut do jenë në pjesën më të madhe të territorit e zonat e thella malore do kenë reshje bore”, kjo për shkak të rritjes së temperaturave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura