96 banane për të nxjerrë zinxhirin e gëlltitur

Dec 30, 2013 | 10:21
SHPËRNDAJE

Policët indianë kanë kaluar 24 orë duke ushqyer me 96 banane një hajdut, në mënyrë që të rimerrnin një zinxhir floriri që ai kishte gëlltitur pasi e kishte vjedhur. Damu Gupta, 28 vjeç, e kishte marrë zinxhirin nga qafa e një mjekeje në trenin që udhëtonte nga Mumbai në Gondia, në Indinë Qendrore. Por, kur Dr Sheetal Kamble kishte nisur të bërtiste dhe pasagjerët kishin vrapuar për ta ndihmuar, Gupta e futi në gojë zinxhirin 11 gramë dje e përcolli atë. Policia e arrestoi në Kalyan, ndalesa e dytë e trenit dhe atij iu bënë shumë rreze X për të gjetur se zinxhiri qëndronte ende në stomak. Kur u sulmua nga pasagjerët, Gupta tha se ishte i pafajshëm dhe as pasagjerët nuk i gjetën ndonjë zinxhir. Po një udhëtar kishte parë se ai e kishte gëlltitur atë. Kështu Gupta u ushqye me 96 banane brenda 24 orëve, laksativ natyral, deri sa nxori zinxhirin e floririt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura