150 vite burg “kafshës grabitqare” në SHBA, i dënuari ironizon gjyqtarin

Mar 15, 2016 | 10:41
SHPËRNDAJE

Amerikano-rusi, Yusef Yunusovich Abramov, është dënuar me 150 vjet burg pasi gjykata ka cmuar të drejta akuzat për dhunimin në disa rastë të një nxënëseje në Rusi.

Sipas gjykatës, një herë, vajzës 12 vjeçare, Abramov e kishte kërcënuar se nëse i tregonte ndokujt atëherë do t’i priste kokën.

89A730C4-067E-4339-A265-159DB09E1F42_w1000_r1_s

Gjyqtari amerikan, Otis Wright, e cilësoi Abramovin, 58 vjeçar, si “kafshë grabitqare” gjatë paraqitjes së dënimit me burg.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, një juri e gjyqit e shpalli Abramovin fajtor për keqtrajtim seksual të tri vajzave të mitura gjatë udhëtimeve të tij në Rusi, në një periudhë dyvjeçare dhe e dënoi atë për krim të rëndë.

Abramov buzëqeshte me ironi dhe kishte tundur kokën teksa gjyqtari fliste, raporton AFP.

Ky person ishte arrestuar në prill të vitit 2014, pas hetimeve të përbashkëta nga Departamenti amerikan i drejtësisë, Shërbimi amerikan i migrimit, Komiteti rus i hetimit dhe policia e Moskës.

Prokurorët kishin kërkuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 45 vjetësh, por gjyqtari Wright tha se ka vendosur ta dënoj me 150 vjet, në mënyrë që viktimat mund të ndjehen të sigurta se i dënuari nuk ka gjasë të lirohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura