ZYRTARE/ U afrua me bujë te Partizani, mesfushori që është aktivizuar 5 ndeshje me Kombëtaren shqiptare ndërpret bashkëpunimin
Ka zgjatur vetëm 3 muaj aventura e Herolind Shalës te Partizani. Mesfushori i cili në të kaluarën është aktivizuar 5 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe 27 me përfaqësuesen e Kosovës, ka ndërprerë bashkëpunimin me “Demat e Kuq”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare. Bëhet me dije se kontrata është ndërprerë me konsensus, teksa Shala u aktivizua vetëm 1 ndeshje me Partizanin në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.
NJOFTIMI ZYRTAR I PARTIZANIT:
Partizani zyrtarizon përfundimin e bashkëpunimit me Herolind Shalën. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me konsensus kontratën mes tyre.
Partizani dëshiron të falenderojë Herolind Shalës që ishte pjesë e familjes së kuqe duke i ururar njëkohësisht suksese në karrierë.
PANORAMASPORT.AL













