Vllaznisë i hapet merkato, ekipi i Superiores i “mposht” në garën për transferimin e lojtarit
Trajneri Edi Martini ka zbuluar pas fitores së Vllaznisë ndaj Egnatias, që merkato është hapur. Tashmë mbetet vetëm që edhe nga sistemi i FIFA-s të konfirmohet.

Po ashtu Martini tregoi se ishin pranë firmës me një lojtar, por që zgjodhi ekip tjetër më pas.
A po e shikon skuadra mundësinë për merkato? “Jemi, presim. Ishim me një lojtar tjetër pak ditë më përpara, ishte pothuajse e kryer. U largua te një ekip tjetër. Nuk dua të jap emër. Megjithatë, presim edhe një tjetër këto ditë. Merkaton e kemi të hapur, kjo është e rëndësishme. Presim deri nga data 20, 21, 22, ndonjë lojtar tjetër. Gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm kë të marrim, ndonjë lojtar që të na shërbejë.
Ne po synojmë edhe pjesën e mesit të fushës, sulmit, por ndonjë përforcim në mbrojtje do na kishte bërë mirë”, u shpreh trajneri Martini pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













