Postuar: Maj 17, 2026 | 12:37
VIDEO/ Supergol nga Tedi Cara, ish-kapiteni i Partizanit tund sërish rrjetën në Ukrainë
Tedi Cara po bën mjaft mirë në javët e fundit të kampionatit ukrainas, edhe pse Oleksandrija ku luan ra nga kategoria. Sot zhbllokoi sfidën në transfertën e Rukh Lviv, ndërsa luhej minuta e shtatë.

Ishte një supergol nga ana e ish-kapitenit të Partizanit. Ndërkohë Cara kishte shënuar edhe në ndeshjen e kaluar të kësaj jave.
Aktualisht është në kuotën e gjashtë golave dhe dy asistimeve në këtë edicion. Në merkaton e verës ndërkohë pritet edhe shitja e tij. Kujtojmë se dhe pse pati oferta në dimër nga Polisia dhe Kolos, nuk u arrit marrëveshja.
Goli i Tedi Carës: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













