VIDEO/ Skena të jashtëzakonshme, rreth 40 mijë tifozë brohorasin për Ernest Muçin pas supergolit në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2026 | 19:29

VIDEO/ Skena të jashtëzakonshme, rreth 40 mijë tifozë brohorasin për Ernest Muçin pas supergolit në Turqi

Ernest Muçi po kalon një sezon ëndrrash me Trabzonsporin. Sot për të ishte goli i 13-të në më pak se 90 ditë ku numëron edhe pesë asistime. Shifra të frikshme për mesfushorin me tipare sulmuese. 

bandicam 2026-02-14 19-18-56-726

Ishte një supergol ndaj Fenerbahçes, për mënyrën si u shënua. Muçi mori një top të gjatë nga mesfusha e Trabzonsporit në minutën e gjashtë, ndërsa shtangu portierin Ederson me parabolën e tij. Kështu edhe e zhbllokua takimin i vlefshëm për javën e 22-të të Superligës turke.

Rreth 40 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium, duke qenë se asnjë biletë nuk ka mbetur pa u shitur. Të gjithë filluan të brohorasin në kor për Ernest Muçin, ndërsa loja po rifillonte nga mesfusha.

Goli i Muçit dhe atmosfera e tifozëve: (VIDEO)

Lexo edhe: VIDEO/ Fenomeni “Ernest Muçi”! Gol fantastik ndaj gjigantëve të Fenerbahçes, futbollisti i Kombëtares nuk njeh limite

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL