Postuar: Shkurt 15, 2026 | 0:13
VIDEO/ Fenomeni “Ernest Muçi”! Gol fantastik ndaj gjigantëve të Fenerbahçes, futbollisti i Kombëtares nuk njeh limite
Ernest Muçi është i pandalshëm me Trabzonsporin. Sot ka shënuar një tjetër gol fantastik, ndërsa përballë janë gjigantët e Fenerbahçes që pretendojnë titullin kampion.

Ishte minuta e gjashtë e takimit, kur futbollisti i Kombëtares shqiptare mori topin në mesfushën e Fenerbahçes. Me parabolën e tij shtangu portierin Ederson.
Muçi është kthyer në fenomen te Trabzonspori. I huazuar nga Beshiktashi dhe bie në sy se në më pak se 90 ditët e fundit tashmë regjistron 13 gola dhe pesë asistime si askush tjetër.
Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













