VIDEO/ Partizani i Kërnajës humbet “busullën”, Vora e mposht me gol në minutën e 90-të dhe e kthen në luftë për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2026 | 23:55

VIDEO/ Partizani i Kërnajës humbet “busullën”, Vora e mposht me gol në minutën e 90-të dhe e kthen në luftë për mbijetesë

Vora ka mposhtur Partizanin me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dario Daka në minutën e 90-të duke tronditur të kuqtë.

bandicam 2026-01-15 13-30-55-041

Të kuqtë humbën penallti nga ana e Rrok Tomës në fundin e pjesës së parë. Vora u tregua cinike në fraksionin e dytë ku edhe shënoi golin e vetëm të sfidës. Për ta ishte ndeshja e parë në stadiumin e rikonstruktuar.

Partizani i Kërnajës ka humbur busullën tashmë, pasi numëron tri humbje radhazi. Vora qëndron vetëm 1 pikë pas dhe të kuqtë automatikisht janë kthyer në garë për mbijetesë. Aktualisht “demat” mbajnë vendin e gjashtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PARTIZANI 0-1 VORA

90′ Daka

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet ndeshja, Vora fiton 0 me 1.

90+5′ Bellaj ndëshkohet me karton të kuq pas përplasjes me Gudjufin.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ GOOOL! Partizani 0-1 Vora/ Tronditen të kuqtë, Daka kalon Vorën në avantazh. Fillimisht akordohet pozicion jashtë loje nga anësori, por VAR e konfirmon të rregullt. (VIDEO)

89′ Gudjufi rrëzohet në zonën e Vorës. Gjithçka e rregullt për gjyqtarin Doda.

87′ Geci largohet nga Vora, vendin e tij e merr Tabaku. Partizani largon Bintsukën dhe aktivizon Koten.

84′ Luis Felipe merr vendin e Ruzgis te Vora.

78′ Bintsuka nuk e shfrytëzon si duhet topin që i mbeti në zonën e Vorës. Goditja e tij është krejtësisht për t’u harruar.

76′ Fazlagiç merr karton të verdhë, pasi preku me dorë topin e goditur nga Skuka.

76′ Shehi provon nga distanca te Vora. Topi përfundon larg portës.

74′ Skuka dhe Gudjufi marrin vendin e Mehmetit dhe Isgandarlit te Partizani.

72′ Trajneri Bellaj largon lojtarët e ndëshkuar me karton të verdhë te Vora. Largohet Bardhi, aktivizohet Daka. Dalipi ndërkohë i lë vendin Fazlagiç,

71′ Hjumen bën gjithçka mirë deri te goditja e fundit. Harizaj i mohon golin Partizanit. (VIDEO)

66′ Partizani humbet rastin e artë për të shkuar te avantazhi. Isgandarli nuk shërben si duhet për Kontreras. (VIDEO)

65′ Zuna ndëshkohet me karton të verdhë te Vora, për faullin ndaj Isgandarlit.

65′ Harizaj kontrollon topin e harkuar nga Atanaskoski. Partizani mundohet të krijojë rastin e parë për pjesën e dytë.

56′ Kontreras merr vendin e Tomës te Partizani.

55′ Doda i tregon kartonin e verdhë Bardhit dhe Bytyçit për tensionin e krijuar në fushë.

5-‘ Vora shfaqet rrezikshëm te zona e Partizanit. Prapavija ia del të largojë topin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë në Vorë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani 0-0 Vora.

45+1′ Toma gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Shtangen të kuqtë. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Isgandarli fiton penallti pasi Bardhi gabon në zonën e Vorës. Gjyqtari Doda nuk ka dyshime. (VIDEO)

32′ Atanaskoski harkon nga goditja e dënimit. Mehmeti gjuan me kokë dhe topi devijohet në këndore. (VIDEO)

27′ Ruzgis nuk gjuan si duhet në momentin e fundit. Kështu sfera rikthehet në lojë nga portieri Qirko i Partizanit. (VIDEO)

22′ Repaj ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.

20′ Ismaili dhe më pas Hjumen provojnë nga jashtë zone. Topi ndalet nga prapavija e Vorës duke mos përbërë rrezik.

16′ Qirko pret gjuajtjen e Dalipit brenda zonës. Drithërima te miqtë. (VIDEO)

14′ Isgandarli provon direkt pas pasimit të Mehmetit. Topi përfundon jashtë, ndërsa më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

12′ Vora mundohet të kontrollojë tempin e ndeshjes në minutat e para.

5′ Atanaskoski provon direkt nga goditja e dënimit. Kontrollon Harizaj pa problem.

3′ Pretendim për penallti që në fillim nga Vora. Kasalla rrëzohet në zonë duke reklamuar një pengim nga Martinez. Gjyqtari e konsideron çdo gjë të rregullt. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në stadiumin e restauruar të Vorës.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Martinez, Atanaskoski, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Isgandarli, Hjumen, Binstuka, Toma, Sembene

Trajner: Oltijon Kërnaja

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Ruzgis, Dalipi, Barjamaj, Shehi, Geci

Trajner: Arjan Bellaj

PANORAMASPORT.AL