VIDEO/ Në Durrës triumfon mërzia, Teuta dhe Dinamo e mbyllin pa gola por me një të kuq pas vërshëllimës përfundimtare
Teuta dhe Dinamo kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur mes tyre, që i vendosi kapakun javës së 19-të të Superiores.

Në një ndeshje shumë të luftuar, por ku rastet ishin me pikatore, teksa mungonin gjuajtjet në katërkëndor, të dy skuadrat u kënaqën me nga një pikë në barazimin 0-0, që nuk ndryshon situatën e tyre në renditje.
TEUTA-DINAMO 0-0
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja pa gola, ndërsa Kotobelli pas një komunikimi me gjyqtarin Xhaja ndëshkohet me të verdhin e dytë dhe të kuqin.
90’+4’ Guindo i lë vendin në fushë H. Berishës në radhët e Dinamos
90’+3’ Daci nga e majta harkon për Runi, gjuajtja e këtij të fundit me kokë ndalet qetësisht nga Teqja. (VIDEO)
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
89’ Pas një harkimi në zonë nga e djathta, Dita devijon me kokë pa gjetur portën.
88’ Bregu ekzekuton një goditje dënimi, sfera devijohet jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
88’ Qefalija dhe Neziri i lënë vendin Xhejms dhe Lorran në radhët e Dinamos.
84’ Huna dhe Daci hyjnë në fushë në vend të Votlait dhe Jurgens në radhët e Teutës.
78’ Edhe Toli i shtohet listës së lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.
72’ Arifi i lë vendin në fushë afrimit të fundit, Runi, në radhët e Teutës.
71’ Përsëri Nani nga e djathta harkon në zonë, por askush nuk ia del të devijojë para Selmanit.
69’ Votlai ndëshkohet me të verdhë e pastaj edhe Kotobelli për protesta.
68’ Nani nga e djathta harkon në shtyllën e parë ku Farruku me kokë nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)
66’ Berisha dhe Qardaku i lënë vendin në fushë Farrukut dhe Gudiabit në radhët e Dinamos.
64’ Jurgens shfaqet përsëri rrezikshëm në krahun e majtë të sulmit, gjuajtja e tij kalon jo shumë lart mbi traversën e portës së Dinamos. (VIDEO)
61’ Aksion i mirë i durrsakëve nga e majta, Maçolli ka mundësinë të gjuajë në pozicion ballor në kufijtë e zonës por nuk gjen portën me tentativën e tij. (VIDEO)
60’ Bregu harkon për Guindon i cili vetëm sa prek pak topin i cili shkon në fundore.
59’ Neziri provon të depërtojë në zonën kundërshtare, por në fund topi i përplaset në këmbë dhe shkon në duart e Selmanit.
54’ Lëvizja e parë e Dobit është aktivizimi i Mansur në vend të Fadairo në radhët e Teutës.
48’ Jurgens gjuan nga jashtë zonës në pozicion ballor, sfera devijohet dhe shkon lehtësisht në duart e Teqjes.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+3’ Bregu ekzekuton një skemë në goditje dënimi nga e majta e sulmit, Qefalija gjuan jashtë katërkëndorit të vendasve. (VIDEO)
45’+1’ Karton iu verdhë për Boçin pas një faulli ndaj Nani.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’ Dinamovitët pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonën e durrsakëve pas një aksioni të Berishës, Xhaja sinjalizon një pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (VIDEO)
35’ Qardaku është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në ndeshje, bashkë me trajnerin Dobi i cili kërkoi ndëshkimin e lojtarit të Dinamos.
35’ Nani harkon nga e djathta e sulmit, mbrojtja e durrsakëve largon rrezikun.
30’ Jurgens merr një pasim të mirë në të majtën dhe gjuan, duke çuar sferën jashtë në të djathtën e Teqjes. (VIDEO)
25’ Përgjoni provon të majtën nga distanca, shënjestra është shumë e gabuar me topin i cili shkon jashtë.
21’ Jazxhi del në sulm e driblon mes kundërshtarëve derisa ndalet nga Teikseira, duke shkaktuar faull ndaj mbrojtësit të Dinamos. (VIDEO)
16’ Maçolli lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera shkon shumë larg portës së Dinamos.
14’ Pas një goditje dënimi të Teutës, Nani është ai i cili largon topin me vështirësi në zonën e bluve kryeqytetas.
8’ Qardaku harkon një goditje dënimi në pozicion ballor, sfera shkon mbi traversë. (VIDEO)
5’ Harkim nga e majta e sulmit të Dinamos, Vila nuk arrin topin dhe shkakton faull.
1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Selmani; Përgjoni, Jazxhi, Kotobelli, Maçolli, Votlai, Toli, Boçi, Jurguens, Fadairo, Arifi
Trajner: Enkelejd Dobi
Dinamo: Teqja; Teikseira, Dita, Qefalija, Qardaku, Neziri, Vila, Bregu, B. Berisha, Guindo, Nani
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













