VIDEO/ Karton i kuq absurd pas përplasjes me gjyqtarin Xhaja, kapiteni i Teutës dhe dy titullarë humbasin sfidën me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2026 | 22:11

VIDEO/ Karton i kuq absurd pas përplasjes me gjyqtarin Xhaja, kapiteni i Teutës dhe dy titullarë humbasin sfidën me Partizanin

Blerim Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes Teuta-Dinamo(0-0). Kartoni i kuq nga gjyqtari Juxhin Xhaja ishte absurd duke qenë se sfida kishte përfunduar, ndërsa kapitenit i peshon shumë.

Screenshot 2026-01-15 190144

Kotobelli shkoi menjëherë te Xhaja pas përfundimit të ndeshjes me Dinamon. Aty ndodhi gjithçka që dërgoi te kartoni i kuq.

Sfida me Dinamon i prishi jo pak punë Teutës. Jo vetëm Kotobelli me karton të kuq, por ndaj Partizanit do të mungojnë po ashtu Ergis Arifi dhe Muço Boçi. Të dy plotësuan numrin e katër kartonëve të verdhë.

Episodi mes Kotobellit dhe Xhajës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL