VIDEO/ Egnatia i jep leksion futbolli Elbasanit, zbërthen me katër gola verdheblutë dhe hap garën e titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2026 | 23:58

VIDEO/ Egnatia i jep leksion futbolli Elbasanit, zbërthen me katër gola verdheblutë dhe hap garën e titullit

Egnatia ka rihapur plotësisht luftën për titullin kampion në Superiore, duke i dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli skuadrës së Elbasanit të cilën e mposhti me shifrat 4-0.

bandicam 2026-05-17 20-51-37-960

Rrogozhinasit dominuan plotësisht pjesën e parë, duke shënuar aty tre gola e pastaj duke pritur të qetë në të dytën reagimin e dëshpëruar të verdhebluve që kërkonin të ktheheshin në ndeshje. Në fund, ishte Aleksi ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-0, duke shpërbërë plotësisht ekipin e Gvozdenovicc e zbehur pretendimet që kishte për titullin kampion.

ELBASANI-EGNATIA 0-4
28′. 45’+1′ Bakajoko, 45’+3′ Fernando, 84′ (p) Aleksi

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Egnatias.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ GOOOL EGNATIA! Shënon Aleksi me penallti të ekzekutuar me “Panenka”. (VIDEO)

87’ Penallti për Egnatian! Ruçi hyn në zonë dhe ndalet në mënyrë të parregullt më Xhajën i cili bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

85’ Bunjaku i shkëputet mbrojtjes dhe gjuan, por nuk gjen portën. (VIDEO)

84’ Loukili gjuan nga distanca, sfera shkon në duart e portierit të Egnatias.

81’ Shumë ndalesa në pjesën e dytë si pasojë e faulleve të njëpasnjëshme që kanë ulur ndjeshëm ritmin e lojës.

73’ Tsague rrëzohet në zonë pas një dueli me Xhemajlin, verdheblutë duan penallti por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

72’ Bunjaku merr vendin e Olberkis të dëmtuar në radhët e Elbasanit. Ndërkohë Gruda i lë vendin Adjesas në radhët e Egnatias.

67’ Kundërsulm manuali me pasime i Egnatias, në fund është Ruçi ai i cili ka mundësinë të gjuajë por sheh sferën të bllokohet nga mbrojtja e verdhebluve. (VIDEO)

66’ Tandilashvili ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

65’ Lajthia provon tokazi nga jashtë zonës, sfera shkon direkt në fundore pa shqetësuar Tandilashvilin.

64’ Në zhvillimin e një goditje këndi të harkuar nga e majta, Tsague e kthen me kokë në qendër, duke detyruar Xhemajlin të largojë sferën përsëri jashtë. (VIDEO)

59’ Zëvendësim i dyfishtë për Egnatian me Ruccin e Fangajn të cilët aktivizohen në vend të Haime dhe Kryeziut.

58’ Tsague rrotullohet dhe gjuan befasishëm në pozicion qendror, sfera përfundon në duart e Tandilashvilit.

56’ Pas një goditje këndi, topi i harkuar në zonë goditet nga Azemoviç, por Xhemajli në vijën fatale largon sferën me kokë.

55’ Diallo nga e majta gjen hapësirë, pason në qendër për Tsague i cili devijon para portierit por gjen shtyllën. (VIDEO)

51’ Gruda gjen hapësirë në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë, sfera nuk gjen trekëndëshin e portës së Totoshit. (VIDEO)

50’ Pas një goditje këndi të Loukilit, topi i harkuar prej tij nuk kontrollohet nga Tandilashvili, por mbrojtja largon me vështirësi.

48’ Karton i verdhë për Poçin pas një faulli ndaj Tsague në kufijtë e zonës. (VIDEO)

46’ Olberkis, Tsague, Loukili dhe K. Kasa hyjnë në fushë në startin e pjesës së dytë në vend të Mustës, Manellarit, Boje dhe Ze Gomesh në radhët e Elbasanit.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me shifrat 3-0 për Egnatian.

45’+3’ GOOOL EGNATIA! Zbritje e shpejtë e rrogozhinasve me Aleksin i cili gjen Fernandon. Gjuajtja e brazilianit është spektakolare dhe mposht përsëri Totoshin. (VIDEO)

45’+1’ GOOOL EGNATIA! Një top në zonë ulet nga Gruda për Bakajoko i cili gjuan i qetë dhe dyfishon shifrat. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Bakajoko gjuan drejt portës, sfera ndalet nga Azemoviç me rrogozhinasit që kërkojnë prekje të topit me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

42’ Haime i shtohet listës së lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë.

39’ Karton i verdhë për Ze Gomesh pas një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Tandilashvili i cili sapo kishte grushtuar topin. (VIDEO)

37’ Aksion i gjatë nga e djathta i Egnatias, në fund topi shkon te Xhemajli i dalë në ndihmë të sulmit i cili gjuan nga jashtë zonës pa gjetur portën.

36’ Alijev dhe Lajthia ndëshkohen me të verdhë pas përplasjeve të vazhdueshme mes tyre që në startin e ndeshjes.

28’ GOOOL EGNATIA! Një top i gjatë kontrollohet nga Gruda i cili e ul për Bakajoko. Sulmuesi gjuan nga jashtë zone dhe mposht Totoshin. (VIDEO)

27’ Haime harkon në zonë nga e djathta, Griuda e Kryeziu nuk devijojnë dot sferën.

25’ Bakajoko nuk u beson syve pas një mundësie të shkëlqyer të shpërdoruar para portës në vijimin e një kombinimi me Haime. Sulmuesi fluturon sferën mbi traversë nga një pozicion i favorshëm. (VIDEO)

22’ Rasti i artë për Elbasanin për të shënuar pas një aksioni të Lajthisë në të djathtën. Pasimi i tij në shtyllën e dytë gjen Diallo i cili gjuan keq, me Alijev i cili largon sferën para vijës fatale. Më pas Ze Gomesh sheh gjuajtjen e tij t’i ndalet nga mbrojtësit. (VIDEO)

18’ Haime ekzekuton goditjen e dënimit që ndalet nga Musta, topi shkon te Kryeziu i cili gjuan por nuk gjen portën e Totoshit ndërsa as Gruda nuk e devijon drejt rrjetës. (VIDEO)

15’ Protesta të Egnatias pasi Kasa ndal në mënyrë të gabuar Grudën e nisur drejt portës. Rrogozhinasit kërkojnë të kuq, por gjyqtari tregon të verdhin. (VIDEO)

11’ Fiton hapësira Elbasani, i cili zhvendos lojën në gjysmëfushën kundërshtare, por pa rrezikuar seriozisht portën e Tandilashvilit.

10’ Haime harkon nga e djathta në zonë, Gruda nuk ia del të devijojë para Totoshit i cili shoqëron sferën jashtë.

6’ Fernando harkon në zonë një goditje dënimi, Totoshi del me qetësi dhe kontrollon topin në ajër.

1’ Xhemajli prek topin me dorë, gjyqtari nuk jep të verdhë mes protestave.

1’ Fernando provon menjëherë portën, por shumë lehtësisht dhe nuk shqetëson Totoshin.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Totoshi, Azemoviç, A. Kasa, Lila, Musta, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Boje, Diallo, Ze Gomesh.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Tandilashvili, Alijev, Xhemajli, Poçi, Sota, Haime, Aleksi, Kryeziu, Fernando, Gruda, Bakajoko.
Trajner: Nevil Dede

PANORAMASPORT.AL