Te Vllaznia nuk kanë ndërmend të ndalen, presidenti Xhaferi thumbon sërish: T’ju tregojmë pse zhurma vjen gjithmonë nga poshtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2025 | 9:17

Te Vllaznia nuk kanë ndërmend të ndalen, presidenti Xhaferi thumbon sërish: T’ju tregojmë pse zhurma vjen gjithmonë nga poshtë

Vllaznia është në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak se kryeson kampionatin e Superiores, por edhe për faktin e deklaratave të shumta pas fitores kundër Dinamos. Duket se te klubi kuqeblu nuk kanë ndërmend që të ndalen.
Alban-Xhaferi-1-1024x575Ditën e sotme, presidenti Alban Xhaferi ka postuar një foto të tijën në rrjetet sociale me mbishkrimin:”Sa më shumë zhurmë, aq më shumë qetësohemi ne. 🧘‍♂️😉🔴🔵
Të premten, të gjithë në stadium — t’u tregojmë kush jemi dhe pse zhurma vjen gjithmonë nga poshtë.
Forca Vllaznia 💪“.

Rikujtojmë që shkodranët do të përballen me Teutën të premten në ndeshjen e vlefshme për raundin e 13-të të Superiores dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas barazimit me Partizanin në javën e shkuar.
PANORAMASPORT.AL