Postuar: Nëntor 9, 2025 | 22:18
Xhaferi shfaqet si samuraj pas fitores ndaj Dinamos, Martini i drejtohet presidentit të Vllaznisë: Merre me vete shpatën
Vllaznia mori një fitore të madhe mbrëmë ndaj Dinamo. Bekim Balaj me golin e tij në pjesën e parë, u dha 3 pikë të arta kuqebluve në stadiumin “Loro Boriçi”.

Alban Xhaferi
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka publikuar sot një foto si samuraj. Bashkë me veshjen ka edhe shpatën e samurajit, ndërsa nuk mungon komenti i Edi Martinit.
“Merre me vete atë shpatën”, shkruan trajneri i Vllaznisë. Kuqeblutë kanë bërë një punë mjaft të mirë deri tani në kampionat.
Kështu pas 11 javësh regjistrojnë 23 pikë dhe mbajnë kreun e renditjes. Tashmë është koha për pak pushim, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
KOMENTI I EDI MARTINIT NË POSTIMIN E ALBAN XHAFERIT

PANORAMASPORT.AL













