“Shpresoj të kemi vazhdimësi”, mbrojtësi i Vorës: Më shumë probleme kur u fut Skuka sepse Toma…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2026 | 16:05

“Shpresoj të kemi vazhdimësi”, mbrojtësi i Vorës: Më shumë probleme kur u fut Skuka sepse Toma…

Serjan Repaj ka qenë protagonist i ndeshjes së sotme mes Vorës dhe Partizanit duke ndalur shpeshherë sulmuesit e të kuqve, për të ndihmuar ekipin që të merrte fitoren 1-0.

repaj

“Të them të drejtën vija nga Vllaznia, nuk kisha shumë mundësi të luaja, erdha te Vora dhe besoj që po rritem gradualisht dhe shpresoj të kemi vazhdimësi.

Gabimi te ndeshja e fazës së parë? Ndoshta shlyerja do ishte më mirë të shënoja ndonjë gol por besoj se lojtari i ndeshjes është perfekt.

Besoj se te ky ekip arma më e fortë është grupi dhe harmonia mes njëri-tjetrit. Shpresojmë të kemi vazhdimësi.

Në momentin kur hyri Skuka kisha frikë thellësinë se e kërkon shumë topin në thellësi. Më të vështirë për ne janë lojtarët e shpejtë, ndërsa Toma ka cilësi të tjera, e mbron topin dhe e kërkon topin. Besoj te Skuka kisha pak më shumë vështirësi”, tha Repaj për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL