Rikthime dhe mungesa te Dinamo, Ilir Daja ndryshon sërish ndaj Egnatias
Egnatia-Dinamo vendos sot fatet e titullit kampion. Sfida nis në orën 19:00 te stadiumi “Elbasan Arena”.

Egnatia luan ndeshjen e vitit duke qenë se një fi tore e tyre në këtë përballje, do t’i jepte zyrtarisht titullin kampion dhe tashmë gjithçka është në dorë të Dinamos, për të vendosur fatet e kampionatit. Natyrisht për Dinamon është një sfidë e cila mund të përdoret edhe për Europën megjithëse paragjykimet janë prezentë në çdo lloj rezultati duke qenë se vetëm nga ndeshja e Dinamos me Egnatian, do të ndahet fati i kampionatit dhe titullit kampion.
SKUADRA- Andre Teikseira duket se ka lënë pas dëmtimin dhe është stërvitur me skuadrën duke qenë një nga rikuperimet e stafi t teknik. Nga ana tjetër, Bruno Dita dhe Dejvi Bregu nuk janë ende në 100%-shin e tyre dhe duke ditur se ndeshja nuk ka rëndësi për sezonin e Dinamos, gjasat janë të pakta që stafi teknik të rrezikojnë lojtarët në këtë takim. Aktualisht, skuadra renditet në vendin e katërt në tabelë, duke përsëritur ecurinë e sezonit të kaluar.
FORMACIONI- Teqja ishte padyshim rikthimi më i rëndësishëm në takimin me Elbasanin, megjithëse nuk ishte në mbrëmjen më të mirë dhe sërish pritet të jetë titullar në portë. Në mbrojtje, do të shihet gjendja e Teikseirës dhe me shumë gjasa do të jetë titullar së bashku me Alijin në qendër, si edhe me Meksi e Nani që do të plotësojnë krahët. Në mesfushë, vendin e Gudiabit të pezulluar me karton të kuq, e zë Qefalija, që do të jetë së bashku me Qardakun e Vilën. Në repartin e sulmit, Malomo dhe Berisha do të jenë në ndihmë të Guindos që është qendërsulmues i vetëm.

PANORAMASPORT.AL













