Postuar: Maj 30, 2026 | 20:28
Probleme për Vllazninë para “finales”, i duhen gola se ka harruar si fitohet
Vllaznia nuk po kalon një moment shumë pozitiv në Superiore. Shkodranët kanë arritur vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit në kampionat, statistikë që tregon vështirësitë e skuadrës për të gjetur vazhdimësinë në rezultate dhe për të mbajtur ritmin e rivalëve në krye të tabelës.

Barazimet dhe ndeshjet e humbura kanë ndikuar jo pak në ecurinë e ekipit, ndërsa presioni për t’u rikthyer te fitoret mbetet i madh.
Shkodranët po pësojnë mesatarisht vetëm 0.70 gola për takim në stadiumin e tyre në Superiore, duke treguar stabilitet në repartin defensiv dhe organizim të mirë prapa.
PANORAMASPORT.AL













