Pritet dyndje tifozësh të Egnatias, interesim i madh për bileta ndaj Breidablikut
Interesi i tifozëve për ndeshjen e ardhshme të Egnatias ka qenë mjaft i lartë, veçanërisht për tribunën E (karshi), ku biletat po shiten me ritme të shpejta. Klubi ka njoftuar se kjo tribunë është drejt ezaurimit të plotë dhe u bën thirrje të gjithë tifozëve që të mos e shtyjnë blerjen për në momentin e fundit, për të shmangur mungesën në një sfidë kaq të rëndësishme për skuadrën.

Biletat mund të sigurohen pranë biletarisë së stadiumit, e cila është e hapur çdo ditë duke nisur nga ora 09:00. Klubi kërkon mbështetje maksimale nga tifozët në këtë sfidë, duke e kthyer stadiumin në një armë shtesë për ekipin, ndaj nxit të gjithë dashamirësit e futbollit të sigurojnë vendin e tyre sa më parë. Pritshmëritë janë që stadiumi të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal. Egnatia ka zyrtarizuar çmimet e biletave për ndeshjen e parë me Breidablik, që do ta luajë në stadiumin “Arena Egnatia”.
Bileta më e lirë do të kushtojë 300 lekë, ndërsa më e shtrenjta arrin deri në 10 mijë lekë, që korrespondon me tribunën VIP dhe sektorët premium. Përmes këtij vendimi, drejtuesit synojnë të krijojnë një atmosferë sa më mbështetëse në tribunë dhe një impakt pozitiv për klubin edhe në aspektin financiar. Hyrja për femrat do të jetë falas.
PANORAMASPORT.AL













