Portieri i Bylisit, Beqaj: Këtë vit shpresoj të luaj më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2025 | 18:51

Portieri i Bylisit, Beqaj: Këtë vit shpresoj të luaj më shumë

Gjatë kësaj periudhe, te Bylisi janë zhvilluar ndeshje kontrolli brenda grupit, në mungesë të miqësoreve, ndërsa thuajse tërë lojtarët e huaj janë larguar në familjet e tyre. Të gjithëve u është bërë e qartë se duhet që të jenë gati kur të startojë faza përgatitore.

beqaj

Portieri Renato Beqaj që luajti si titullar në gjysmën e parë të sezonit, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka theksuar se ai shpreson të bëjë mirë në të ardhmen. “Luajta një pjesë të parë si titullar dhe jam shumë i kënaqur, ndonëse kisha dy portierë me eksperiencë rivalë, por unë do t’i quaja kolegë, siç janë Hasanbelli, por edhe Toni Batista.

Kam mësuar shumë, sidomos nga eksperienca e madhe e Batistës, që ishte portieri më i mirë në Superiore. Tashmë mendoj për sezonin që vjen ku shpresoj që të luaj edhe më shumë, sepse kam edhe eksperiencë më tepër. Kam besim dhe jam shumë i bindur se unë, por edhe Bylisi do të jemi me një marsh më të lartë dhe me synime madhore në çdo aspekt”, tha në një prononcim portieri Beqaj, që luan sezonin e gjashtë me ballshiotët.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL