Pikantet e Elbasani-Flamurtari, nga hyrja me vonesë e ultrasve verdheblu te përleshja me policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2026 | 18:45

Pikantet e Elbasani-Flamurtari, nga hyrja me vonesë e ultrasve verdheblu te përleshja me policinë

Screenshot 2026-01-14 182313

– Utrasit e skuadrës së Elbasanit futen me vonesë në stadium, pikërisht në minutën e 25-të. Ata bën një marshim deri kur shkuan në tribunën e tyre ku qëndrojnë zakonisht.

– Për të ulur ritmin e kundërshtarit, kapiteni Lorenc Trashi shihet duke u kërkuar djemve që të qarkullojnë më shumë topin.

– Grimci u tërheq vëmendjen në minutën e 40-të dy lojtarëve të Flamurtarit. Oshafit dhe Maksutit, të cilët nuk duhet të kalonin vijën e portës kundërshtare gjatë momentit të ekzekutimit të një rivënie fundore.

– Lila me Trashin “gërricen” mes tyre për një ndërhyrje të ashpër, por pasi qetësohen dhe kalojnë disa minuta, takohen së bashku dhe përqafohen.

– Starti i pjesës së dytë nis me disa minuta vonesë, teksa në momentin që ekipet hyjnë në fushë, nisin luhatjet e ndriçimit. Ky moment solli edhe vonesën, derisa u rregullua.

– Gjatë momentit që pritej starti i pjesës së dytë, tifozët e Elbasanit përleshen me policinë në sektorin e tyre. Për disa çaste ka kaos, por që në fund gjithçka qetësohet.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT,AL