Pikantet e Bylis-Tirana/ Markët “pushtojnë” ndeshjen, Halili shfaqet në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2026 | 20:04

Pikantet e Bylis-Tirana/ Markët “pushtojnë” ndeshjen, Halili shfaqet në stadium

“Gjimnazi” i futbollit të Superiores u hap dje në Ballsh me përballjen Bylisi–Tirana, një duel vendimtar për mbijetesën në elitë. Bardheblutë, ende në kërkim të pikëve për të shpëtuar nga fundi i renditjes, arritën të triumfonin me një penallti të diskutueshme, ndërsa Bylisi, një skuadër kompakte dhe agresive nën drejtimin e Mirel Josës, nuk arriti të shfrytëzonte rastet e shumta për të marrë rezultat pozitiv.

Screenshot 2026-01-15 200236

Ndeshja solli emocione, debutime, dhe tregoi edhe rëndësinë e tifozëve në stadium, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë edhe pse luhej në mesjavë dhe në orar pune. -Fakti që u luajt në mesjavë dhe në një orar pune e ka zbehur disi interesin, por vendasit e ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre. Në total, dje në “Adush Muçaj” ka pasur një numër prej 700-800 tifozësh.

-Tre lojtarë me mbiemrin Marku, koiçidencë e bukur në sfidën e djeshme: Aurel Marku titullar dhe i dalluar nga vendasit, dhe Petro Marku janë pjesë e Bylisit dhe vëllezër, kurse Henri Marku, që ishte edhe një nga më të spikaturit në radhët e skuadrës së tij, luajti titullar te Tirana.

-Nuk munguan tifozët e Tiranës, që dje ishin shpërndarë në stadiumin “Adush Muçaj”, në pozicionin e tribunës së miqve, aty ku nuk mungonin edhe fanatikët, por edhe në tribunën kryesore, ku kishte edhe prindër dhe të afërm të lojtarëve dhe një pakicë në ballore.

-Krahas tifozëve të të dyja ekipeve, binte në sy edhe një grup i lojtarëve të huaj të Bylisit në ballore, kryesisht ata nigerianë që ndoqën ndeshjen së bashku.

-Ndërsa ka pasur shira ditët e fundit, madje me Laçin terreni u rrudhua, ndaj Tiranës falë ndërhyrjes dhe angazhimit të punëtorit të saj Artur Alushaj, i cili ishte kujdesur ditë e natë, ka qenë gjithçka normale.

-Nisur edhe nga ngjeshja e kalendarit, Bylisi sfidën e radhës e luan me Flamurtarin, ndaj edhe ballshiotët kanë vijuar që të qëndrojnë në grumbullim, dhe një pjesë e skuadrës që u aktivizua më pak, apo ata që ishin të grumbulluar ndaj Tiranës dhe nuk luajtën fare, u stërvitën sipas një programi të posaçëm nga Josa dhe stafi i tij.

-Besnik Kapllanaj dhe homologu i tij Refik Halili, dhe disa dashamirës të Tiranës, e ndoqën ndeshjen në tribunën “VIP” të “Adush Muçajt”.

-Dy debutime dje në Ballsh. Mbrojtësi rumun Negru për Bylisin, si dhe Xhixha, që luajti nga fillimi te Tirana.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL