Pikante e derbit Partizani-Tirana/ Koreografi spektakolare dhe tension me tifozët e kuq

• Dy tifozëritë kishin përgatitur koreografi të veçanta për këtë derbi të parë për këtë sezon.
• “Ultras Guerrils” mbuluan tribunën pas porte me një banderolë të madhe, ku shkruhej emri i tifogrupit.
• “Tirona Fanatics” kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë, ku të gjithë tifozët ishin në ngjyrat bardheblu, duke formuar numrin 2006 që është edhe viti i themelimit të tifogrupit.
• Presidenti i Tiranës, Refik Halili nuk ngjitet në tribunën e dedikuar për presidentët, por ulet me shoqëruesit e tij në tribunën qendrore.
• Në stadium kishte shumë pak tifozë në krahasim me derbit e tjerë. Jo vetëm që nuk ishte mbushur tribuna përballë, por edhe tribunat pas porte kishin shumë hapësira boshe. Kati i dytë i stadiumit, ishte plotësisht i boshatisur.
• Arbitrat nuk dinë rregulloren. Dy lojtarë të Partizanit marrin ndihmë mjekësore, teksa gjyqtari i detyron të dy të largohen nga fusha dhe lë Partizanin me 9 lojtarë për pak sekonda. Atë moment, Tirana rrezikon golin e avantazhit.
• Në minutën e 20-të, “Tirona Fanatics” heq veshjet bardheblu, duke qëndruar deri në fund të ndeshje me të zeza.
• Portieri Angelo Tafas ndëshkohet me karton të verdhë, pasi la portën e tij, duke festuar golin te porta kundërshtare.
• Lojtarët e Partizanit duan të nisin lojën menjëherë pas golit, duke përfituar nga fakti se të gjithë lojtarët e Tiranës po festonin jashtë vijave kufizuese. Por, është Vera ai që shkon në mesfushë dhe nuk lejon.
• Pavarësisht se Partizani ishte organizatore e derbit, Tirana kishte më shumë tifozë. Bardheblutë kishin mbushur tribunën pas porte, teksa edhe përballë ishin shumica me veshjet bardheblu.
• Në minutën e 41-të, Partizani bën zëvendësimin e parë duke aktivizuar Skukën për Qokthin, teksa ky i fundit lë fushën duke lotuar.
• Në pjesën e dytë, “Ultras Guerrils” shpalosin një tjetër koreografi duke mbushur tribunën pas portë më ngjyrën e kuqe e të verdhë dhe me një banderolë tjetër, të një dorë që shtrëngon telat me gjemba.
• “Historia juj skandal, me tifoza provincial”, ishte një nga banderolat që tifozët e Tiranës hapën duke thumbuar kundërshtarin.
• Tabeku e feston golin e tretë pranë stolit të Partizanit, teksa kjo festë sjell tension mes dy skuadrave. Momente tensioni u regjistruan në minutën e 74-t, kur sulmuesi i Tiranës, Tabekou, shënoi golin e tretë në derbin ndaj Partizanit. 28-vjeçari nga Kameruni, zgjodhi të festonte pranë stolit të të kuqve, teksa kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kundërshtarët, ndërkohë që dozat e tensionit u rritëm ndjeshëm. Për fat të mirë kjo situatë nuk zgjati shumë dhe gjithçka iu rikthye normalitetit, me bardheblutë që festojnë fuqishëm epërsinë e 3 golave.
• Kur kishin mbetur edhe 5 minuta nga koha e rregullt, tifozët e Partizanit vazhduan të largohen nga stadiumi, teksa rezultati ishte 0-3. Kjo humbje i zhyt “Demat” në një krizë rezultatesh, teksa duket se kanë humbur edhe besimin e tifozëve. Zhgënjim i madh në kampin e Partizanit. Të kuqtë e Milinkoviç u mposhtën me rezultatin 0-3 në derbin ndaj Tiranës. Para fundit të sfidës, tifozët ultras të Partizanit, vendosën të largoheshin nga stadiumi edhe pse kishte ende minuta për t’u luajtur, duke konfirmuar zhgënjimin e madh.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













