Partizani e bën sefte me Elbasanin në Kupën e Shqipërisë, histori vetëm me… “të vjetrin”
Partizani do të përballet me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje si skuadra nga vazoja e parë duke qenë se vitin e shkuar, ishin në “Final 4”, ndërkohë që Elbasani nga ana tjetër, është skuadra që këtë sezon duket se e ka të qartë objektivin dhe aktualisht renditet në vendin e dytë.

Dy skuadrat kanë një histori të gjatë mes tyre, por historia është nëse krahasohet Partizani me skuadrën e qytetit. Kjo për shkak se AF Elbasani u rikthye si skuadër e re pasi skuadra e vjetër shpalli falimentin dhe që nga rikrijimi, dy skuadrat nuk janë përballur asnjëherë në Kupën e Shqipërisë, e kjo do të jetë sfida e parë mes tyre.
Sa i përket kampionatit, skuadrat janë përballur 6 herë mes tyre, nga të cilat 3 ndeshje janë mbyllur në barazime ndërkohë që Elbasani ka fituar 2 të tjera, kundrejt një fitoreje që ka Partizani.
Fitorja e të kuqve ka qenë ndoshta më e rëndësishmja pasi erdhi në javët e fundit të sezonit të shkuar, që solli edhe kualifikimin e “demave” në “Final 4”, pasi deri në atë sfidë, gjithçka ishte e hapur dhe vendin e siguronte skuadra që do të arrinte të dilte me pikë të plota nga ajo sfidë.
PANORAMASPORT.AL













